REPUBLIKA ÇEKE - TË PAKTËN GJASHTË TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET

REPUBLIKA ÇEKE - TË PAKTËN GJASHTË TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga përmbytjet në lindje të Republikës Çeke të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, njoftuan sot zjarrfikësit. 
''Një grua 55 vjeçe u rrëmbye nga një lum në Novy Jicin dhe një burrë u mbyt në Kunin, në të njëjtin rajon'', sipas të njëjtit burim.
"Katër personat e tjerë humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore pasi nuk arritën të merreshin në kohë nën kujdesin e mjekëve të urgjencës'', shpjegoi zëdhënësi i zjarrfiksëve, Petr Kudela.
Në rajon u dekretua gjendja e alarmit dhe autoritetet vazhduan evakuimin e personave. 
''Shumë linja hekurudhore u mbyllën për shkak të përmbytjeve'', njoftoi zëdhënësi i kompanisë hekurudhore CD, Radka Pistoriusova.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos