HUNGARI - SOCIALISTĖT REFUZOJNĖ ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

HUNGARI - SOCIALISTĖT REFUZOJNĖ ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Partia Socialiste hungareze në pushtet (MSZP) refuzon zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare përpara pranverës së vitit 2010, deklaroi sot shefja e kësaj partie, Ildiko Lendvai për televizionin publik, M1.
"Nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme... pasi kemi mazhorancën në parlament'', deklaroi Lendvai.
Partia Socialiste hungareze nuk ka numrin e duhur të deputetëve për të siguruar mazhorancën, por ka menaxhuar kalimin e ligjeve falë mbështetjes së partisë liberale ''Demokratët e Lirë''.
Lendvai tha se kishte rënë dakord me kryeministrin Gordon Bajnai që parlamenti të miratonte buxhetin e vitit të ardhshëm në nëntor, një muaj para datës së zakonshme


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos