Mjekët kryen dje një autopsi në
trupin e Michael Jackson, por ndërkohë ende nuk janë në gjendje të
përcaktojnë me saktësi shkaqet e vdekjes së papritur të "Mbretit të
Pop-it", pas spekulimeve dhe njoftimeve se mund t'i ishte injektuar një
narkotik qetësues para se ai të zhytej në koma për të mos u zgjuar më
kurrë.
ackson kishte pësuar një arrest kardiak përpara se
mjekët të arrinin pasditen e së enjtes në rezidencën e tij me qira në
lagjen Holmby Hills të Los Anxhelosit, ndërsa mjeku i tij personal më
kot përpiqej ta rikthente në jetë.
Ylli 50-vjeçar i muzikës pop
u dërgua menjëherë në spitalin e afërt "UCLA", ku ai i shpall i vdekur
pasi nuk doli më nga koma.
Përcaktimi i shkaqeve të vdekjes së
tij është shtyrë, që do të thotë se autoriteti ekzaminues ka urdhëruar
kryerjen e analizave të tjera të toksilogjisë, apo për aspekte të
tjera", deklaroi zëdhënësi i zyrës së mjekësisë ligjore të Los
Anxhelosit, Craig Harvey. "Këto analiza mund të zgjasin edhe për katër
deri në gjashtë javë të tjera".
Ndërkohë zëdhënësi u deklaroi gazetarëve se "në trupin e Jackson-it nuk kishte asnjë shenjë të jashtme traume".
Policia po kërkon të marrë në pyetje mjekun personal të Jackson-it, i i dentifikuar nga media si kardiologu Conrad Murray.
Trupi i Jackson-it do t'u jepet anëtarëve të familjes së tij, deklaroi
Harvey. Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion se kur do të varroset
"Mbreti i Pop-it".
ShtypiDites