Beteja e demokracisë Shqiptare

Beteja e demokracisë Shqiptare

Zgjedhjet nё shtetin Shqiptar tё zhvilluara tё dielen e 28 Qershorit tё vitit 2009 janё njё pasqyrё relativisht e mirё dhe njё tregim mesatarisht i suksesshёm i rrugёs sё shtetit Shqiptar drejt proceseve tё reja  reformuese ,tё ndёrtimi tё shtetit jurdik , tё demokracisё dhe rrugёs sё integrimit Europian.Duhet cekur se shteti Shqiptar gjatё kёtyre viteve tё fundit tё fillim shekullit XXI ka bёrё hapa tё rёndёsishёm nё ndёrtimin  infrastrukturёs sё njё shtetit demokratik ,ligjor dhe me aspirat pёr integrime nё strukturat e Unionit Europian.

Nuk ishte e lehёt qё shteti Shqiptar pas njё tranzicioni tё gjatё tё mёsimit tё demokracisё ,tё rrёzimit tё mentalitetit tё vjetёr, tё pastrimit tё terrenit tё mbёturinave dhe gjёrave primitive qё kishin lёnё pas vetes regjimet e ndryshme ,arriti tё provoj demokracinё dhe zhvillimin e hovshёm ekonomik dhe tё proceseve tjera kombёtare e ndёrkombёtare.

Thjeshtё shtetit Shqiptar dalёngadal po e lё pas krahёve tё kaluarёn ,tranzicionin e gjatё dhe po e cёn sigurt drejtё zhvillimeve tё pёrgjithshme dhe dita ditёs po bёhet njё aktorё i rёndёsishёm ndёrkombёtar dhe njё faktor i rёndёsishёm i siujdhesёs Ballkanike.

Anёtarёsimi i shtetit Shqiptar nё oragnizatёn mё tё rёndёsishёm ndёrkombёtare NATO ,ishte njё hap historik dhe njё arritje e madhe brenda proceseve tё reformave tё kёrkuara nga ana e bashkёsisё ndёrkombёtare pёr tё u bёrё pjesё e kёtij organizmi tё rёndёsishёm tё sigurisё ndёrkombёtare, ky hap i shtetit Shqiptarё  ёshtё i rёndёsishme jo vetёm pёr sigurinё  e tij por edhe tё rajonii cili do jetё mё i sigurt por edhe mё afёr arritjes sё aspiratave tё tjera tё proceseve tё integrimit.

Sidoqoftё zgjedhjet nё shtetin Shqiptar po shpalosin pamjen e qartё tё dёmokracisё sё saj nё proces duke e vendosur kёtё nё thelbin e kushtetutёs sё saj demokratike ku nё njё mёnyrё apo tjetёr tregon qartё se  populli i saj  është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit tё shtetit Shqiptar.Kёshtu qё mund tё thuhet se qeverisja e ardhshme  qё do dal nga kёto zgjedhje ka legjitimitetin e saj  nё mёnyrё demokratike vetёm në rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit tё saj nё pёrgjithёsi.Pushteti i dalur nga populli respektivisht vullneti i popullit Shqiptar nёnёkupton  edhe qeverisjen e tij dhe ushtrimin e njё ndikimi tё tij tё rёndёsishёm nё jetёn e vendit dhe ardhmёrisё sё tij.“Qeverisja e popullit ,për popullin dhe nga populli”(Abraham Lincoln), në   shekullin tonë  nuk duhet tё jetё e pamundur për shkak të  arsyeve të brendshme dhe të  jashtme tё sistemit politiko-shtetёror Shqiptar ,sepse populli dёshiron qё duke ndikuar me votёn e tyre nё ardhmёrinё e tyre ,ata zgjedhin pёrfaqёsuesit e tyre qё ata mendojnё se do ta udhёheqin me pёrgjegjёsi dhe do ta konkretizojnё vullnetin e tyre tё shprehur duke e miratuar atё me veprime tё qarta dhe angazhim parimor ,pastaj duke mbrojtur kёshtu interesin e popullit dhe vullnetin e tyre pёr njё shtet demokratik dhe ligjor si dhe me perspektivё europiane.

 

Ajo qё ёshtё kuptimplote nё demokracinё zgjedhore ishte akti i daljes sё popullit Shqiptar nё zgjedhje ,ky akt i rёndёsishёm pёr fatet dhe ardhmёrinё e tyre i bёnё ata në këtë mënyrë instrument vendimtar të konkretizimit të sovranitetit tё tyre. Përveç kësaj, populli i cili ka vullnetin e madhё pёr tё ndryshuar proceset dhe pёr tё vendosur  pёr ardhmёrinё e tij dhe tё zgjedhurit e tij qё do e marrin nё krahё pёrgjegjёsinё  e vullnetit tё tij , duhet t’i lihen duart e lira dhe mendimi i lirё qё tё vendos nё mёnyrё demokratike pёr preferencat e tij zgjedhёse ,pra me njё fjalё duhet ta ketё mundёsinё  e zgjedhjes sipas vullnetit tё tij dhe bindjes sё tij. Zgjedhjet e Shtetit Shqiptar par nё prizmin e pёrgjithshёm kanё pasur para vetes njё mori alternativash qё i janё ofruar popullit tё tyre ,por dy nga kёto alternativa kanё mbizotёruar ajo qё theksohet qartё me sloganet “Shqipёria po ndryshon” dhe tjetёra “koha pёr ndryshim” gjё qё pak kanё lё hapёsirё pёr alternativa tjera personale tё pavarura tё ndryshme nga njёra tjetёra ,sepse njё listё e tillё e kufijve joalternativ ,jopersonal,jo pёrcaktues dhe ndryshues qon nё simptome tё njё dikatuture moderne demokratike. Nё kёto zgjedhje u pa qartё se kushtet tё cilat e kёrkojnё nё demokracinё zgjedhore dhe shtetin ligjor janё arritur nё njё masё, por jo nё maksimumin e tyre  dhe pa shkelje tё parimeve demokratike.Duhet ditur se qëllimi i shtetit Shqiptar si shtet demokratik anёtar i NATO-s pastaj aspirues pёr t’u bёrё anёtar i BE ka njё rёndёsi tё vecant përmbushja e kërkesave demokratike,dhe tё kushteve tjera  tё kёrkuara sepse nё kёtё mёnyrё ajo do mund t’i jep garanicё  proceseve  drejtё integrimit europian si dhe proceseve tё tjera me njё garanci plotësuese.
Vetëm pas plotësimit të të gjitha këtyre kushteve, të cilat vlejnë pёr cdo shtet demokratik dhe ligjor me njё sistem tё shёndosh politik dhe demokratik mund të flitet për zgjedhje demokratike. Vetëm kёto  mund ta bëjnë të aftë Kuvendin dhe Qeverinё e ardhёshme tё shtetit Shqiptar qё të veproj në emër të popullit dhe pёr popullin duke e konkretizuar vullnetin e tyre , pastaj duke e mishёruar sovranitetin e popullit , si dhe duke legjitimuar procesin demokratik .

Dhe krejt nё fund  duhet ditur sё zgjedhjet mbahen dhe janё mbajtur edhe mё parё nё sisteme totalitare dhe diktatura ,por e rёndёsishme ёshtё qё tё pёrmbushen kriteret qё pёrcaktojnё demokracinё zgjedhore ,pastaj pёr tё pёrcaktuar se zgjedhjet ishin demokratike tё fshehta, tё lira dhe tё barabarta ashtu qё tё fitoj demokracia nё shtetin e tyre pamarrё parasysh kush del fitues i zgjedhjeve. Thjeshtё pёr tё treguar se shteti Shqiptar ka zhvilluar zgjedhje tё vёrteta dhe demokratike duke mos pasur pёrplasje nё mes tё rivalёve tё PD-s dhe tё PS- sic e kanё zakon duke deformuar kёshtu procesin demokratik zgjedhor dhe tё vullnetit pёr tё cilin ёshtё pёrcaktuar populli Shqiptar pёr njё Qeverisje tё tij tё sё ardhmes dhe rrugёs sё bashkimit nё familjen e tyre tё Bashkimit Europian. Pёrveç kёsaj duhet cekur se stabiliteti dhe hapat e nxjerrjes sё mazhorancёs  sё ardhshme qeveritare nga partia fituese  mund tё vihet nё pikёpyetje, nё rast se beteja e partive PD-s dhe PS-s pёrfundon me fitore tё ngushtё,kjo nё njё mёnyrё apo tjetёr do e qonte atё nё njё lёkundje tё vullnetit tё zgjedhёsve dhe tё shpёrqёndrimit tё koalicioneve aktuale pёrcaktuese dhe humbjes sё nivelit tё kёrkesave pёr njё qeverisje demokratike.


Gjon KEKA
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos