KOSOVA PĖRKUJTON 19-VJETORIN E DEKLARATĖS KUSHTETUESE TĖ 2 KORRIKUT PĖR PAVARĖSINĖ

KOSOVA PĖRKUJTON 19-VJETORIN E DEKLARATĖS KUSHTETUESE TĖ 2 KORRIKUT PĖR PAVARĖSINĖ

Kosova përkujton sot 19-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën më 2 Korrik 1990 shënoi hapin e madh institucional të procesit të gjatë për pavarësi.

Deklarata u shpall në gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor që kishte vendosur Beogradi.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, si Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990, referendumi për pavarësi i shtatorit 1991 dhe zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992 të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, shënojnë kthesën historike në lëvizjen demokratike gjithëpopullore kosovare për liri e pavarësi, të fillimviteve '90 të shekullit të kaluar.

Në shenjë mirënjohje për veprën e madhe të 2 Korrikut, presidenti i Republikës së Kosovës,  Fatmir Sejdiu do të presë sot delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët më 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese. 
Ata do të priten edhe nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, si dhe nga përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë të shtetit të Kosovës, të njohur deri tash, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008,  nga 60 vende të botës.


B.Jashari
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos