SHBA PĖRKUJTON 233-VJETORIN E PAVARĖSISĖ

SHBA PĖRKUJTON 233-VJETORIN E PAVARĖSISĖ

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë Ditën e Pavarësisë, që shënon lindjen e këtij shteti 233 vjet më parë.
  
   Më poshtë vijojnë fakte për SHBA-në:

- SHBA është shtet federal në Amerikën e Veriut. Grupon 50 shtete si edhe Alaskën dhe ishujt Havai.
- Sipërfaqja 9 346 419 kilometra katrore dhe popullsia mbi 270 milionë banorë.
- Më 4 korrik 1776 një ligj kolonial shpalli pavarësinë nga Britania të territorit që sot përbën Shtetet e Bashkuara.
- Presidenti i parë i vendit ishte George Washingtoni (1789-1797)
- Në vitin 1776, kur u shpall Pavarësia, duheshin ende gjashtë vjet para se Britania të pranonte disfatën.
- Kongresi amerikan nuk e shpalli atë si festë kombëtare deri në vitin 1870. Ndërkohë, kjo datë ishte shndërruar në një simbol të lirisë në një mënyrë të paparashikuar më parë.
- Vitet 1857-74 përfshijnë periudhën e parë të përparimit industrial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, SHBA jep 20 për qind të prodhimit të ekonomisë botërore.
- Më 1867 SHBA blen Alaskën nga Rusia, çka provokoi imigrimin e shumë popujve, aq sa në shekullin XIX popullsia në Amerikë arrin në 70 milionë banorë.
- Më 1917 merr pjesë në Luftën e Parë Botërore kundër Gjermanisë dhe Austrisë.
- Ndërkohë, në Luftën e Dytë Botërore SHBA luan rol kryesor në fitoren e aleatëve kundër boshtit nazi-fashist.
Aktualisht, SHBA luan rol kryesor në politikën botërore dhe ndikim parësor në zhvillimin e demokracisë në të gjithë botën


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos