Faqe e parėArkivëKontaktRSS

KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT

Ka rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga tifozët e zjarrtë, e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë. Në fakt i janë dashur vetëm 46 sekonda, debutuesit që nga minuta e parë Hyka, që të shënojë golin më të shpejtë në hisorinë e kombëtares shqiptare.

    Pas këtij goli lojtarët e përfaqësueses shqiptare kanë qënë më të lirshëm në fushën e lojës dhe kanë arritur të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 18 me anë të sulmuesit të Karlsruhes Edmond Kapllanit. Shënimi i këtij goli ka bërë që kombëtarja shqiptare të tërhiqet në lojën e saj dhe të shfrytëzojë hapësirat e lëna mbrapa nga skuadra e Lihtenshtejnit. Me rezultatin 2-0 është mbyllur pjesa e parë e takimit.

    Në pjesën e dytë trajneri hollandez Han ka kryer disa ndryshime në formacion duke larguar titullarët Lala, Skela, Curri dhe Kapllani. Kjo ka bërë që loja e kombëtares shqiptare në pjesën e dytë të humbë në shpejtësi dhe fantazi. Aksonet e përfaqësueses u bënë më të rralla dhe më të parashikueshme, duke mos e ndryshuar më rezultatin e ndeshjes deri në përfundim. Duhet thënë që përveç 20 minutave të para loja nuk u ngrit asnjëherë mbi nivelin mesatar.

   Megjithëse arriti një fitore të lehtë, kombëtarja shqiptare ka shumë për të korrigjuar në lojën e saj pasi Suedia (kundërshtari i rradhës për përfaqësuesen shqiptare) nuk është në nivelin e Lihtenshtejnit. Vetë trajneri Han e pranoi në konferencën e tij për shtyp se Lihtenshtejni nuk qe testi i duhur për kombëtaren shqiptare, përpara ndeshjes me Suedinë.

     
SHQIPËRIA: Beqaj, Curri (68’ Bulku), Dallku, Cana, Agolli (Bakaj 66’), Teli, Skela (56‘ Lila), Lala (46’ Vangjeli), Duro, Hyka, Kapllani (56’ Salihi). Trajner: Ari Han.

 LIHTENSHTEJNI: Jehle, Oehri, D’Elia, Burgmier, Ritzberger, Stoklasa, Biderman, Gerster, M.Bushel, R.Bushel, Piverino. Trajer: H. Zoug

Shënues: Hyka 1’, Kapllani 18’

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

Ilir Meta: Kompani tė huaja pėr tė ruajtur votat nė zgjedhje

21-11-2008

Tepër të nxituar. Të tillë e konsideroi dje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një prononcim për BBC deklarat&eum...
Lexo lajmin e plotė

Sejdiu: S’ka arsye qė EULEX i tė mos vendoset nė dhjetor

21-11-2008

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka ritheksuar edhe në Londër se plani gjashtëpikësh i OKB-së është i papranueshëm. Ndërsa Prishtina ...
Lexo lajmin e plotė

KRYEPROKURORJA RAMA: JANĖ NDĖRPRERĖ HETIMET PĖR ĒĖSHTJEN DURRĖS- KUKĖS

21-11-2008

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama pohoi të premten për mediat se,  organi i akuzës ka ndërprerë hetimet për çështjen e rrugës "Durrë...
Lexo lajmin e plotė

RUSI - DUMA MIRATON ZGJATJEN E MANDATIT PRESIDENCIAL

21-11-2008

Duma, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi sot në seancën e fundit plenare amendamentin për kohëzgjatjen e mandatit presidencial nga katër në gjasht...
Lexo lajmin e plotė