Lusim Qeverinë e Republikës së Kosovës që tani pas aplikimit të masës së reciprocitetit me Serbinë të mos lejoj që mallrat serbe të hyjnë në Kosovë përmes Maqedonisë apo Malit të Zi, sepse është duke u përgatitur skenari i tillë nga Oda Ekonomike e Serbisë në bashkëpunim me disa biznese të papërgjegjshme nga Kosova dhe nga Maqedonia që produktet serbe të vazhdojnë lirshëm të hyjnë në Kosovë, të kamufluara si produkte me origjinë nga vendet tjera. Tani duhet ta respektoni patjetër këtë reciprocitet, në të kundërtën askush në BE dhe SHBA nuk do t?ju marrë për partnerë serioz, madje as edhe votuesi i juaj.
Kërkojmë nga ju të vendosni bllokadën për çdo mall me origjine serbe pavarësisht se nga do të tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës.
Oda Ekonomike e Trojeve dhe Diasporës Shqiptare.
Oda/Dhoma Ekonomike e Diasporës dhe Trojeve Shqiptare është organizatë jo qeveritare (OJQ) dhe apolitike e krijuar për t?ju shërbyer të gjithë shqiptarëve në tërë globin.
Misioni
Oda Ekonomike e Diasporës dhe Trojeve Shqiptare - OEDSH luan një rol aktiv dhe të shëndoshë në asistimin e bizneseve shqiptare që pretendojnë të shtrihen në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Çamëri dhe anasjelltas, gjithashtu të krijojë lidhje edhe ndërmjet bizneseve shqiptare në diasporë me njëri tjetrin.
OEDSH në misionin e saj ka në prioritet përkrahjen e të gjithë individëve në arritjen e ambicieve të tyre, në veçanti studentëve në ndërtimin e karrierës së tyre drejt majave të suksesit. Gjithashtu misioni ynë është publikimi i të arriturave të të gjithë Shqiptarëve në nivel botëror të cilët kanë thyer të gjithë kufijtë e suksesit, si dhe të ndihmoi promovimin e talenteve të rinj që të mos kenë kufij në arrije të suksesit.
Vizioni
Krijimi i një platforme të përbashkët për të gjithë shqiptarët në tërë botën. Ta bashkojmë mendjen dhe fuqinë ekonomike për t?i shërbyer vetvetes tonë.
Bekim Xhafa, Drejtor i Bordit tė OEDSH