Kaka’: Dua të qëndroj tek Real Madrid

Kaka’: Dua të qëndroj tek Real Madrid “Gjithmonë e kam thënë që dua të vazhdoj të luaj për Real Madrid.” Kështu ka deklaruar Ricardo Kaka’, mesfushori i Real Madrid, pas fitores së djeshme të skuadrës së tij ndaj Real Zaragoza me rezultatin 6-0.

“Zërat se babai im po flet me klube të tjera për një transferim timin janë gënjeshtra. Dua të luaj vetëm për Real Madrid”, tha braziliani pas ndeshjes.

“Jam shumë i qetë. Trajneri më ka dhënë besim dhe unë do të punoj për të ndihmuar skuadrën”, shtoi Kaka’.



http://www.top-channel.tv/artikull.php?ref=rss&id=217738
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek