Irani nuk do të ndalojë
asnjëherë aktivitetin e tij bërthamor dhe pret që Shtetet e Bashkuara
të ndryshojnë qëndrimin e tyre për të zgjidhur konfliktin atomik me
Teheranin, bëri të ditur sot Ministria e Jashtme.
Presidenti
i zgjedhur amerikan Barack Obama tha dje se po përgatitej t'i
propozonte Iranit stimuj ekonomik për të ndaluar
programin bërthamor, për të cilin Uashingtoni thotë se synon të
prodhojë bombë atomike. Por ai paralajmëroi se sanksionet mund të jenë
të ashpra nëse Iranin refuzon.
"Kur
ata do t'i 'qepen' të kaluarës tonë në lidhje me pezullimin e
pasurimit të uraniumit, përgjigja jonë do të jetë 'Irani nuk do
të pezullojë asnjëherë pasurimin e uraniumit'", u tha gazetarëve
zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hasan Qashqavi
ShtypiDites