Shtëpia e Bardhë përshëndeti sot disa
gjeste "pozitive" nga ana e Pakistanit në luftën kundër
ekstremistëve në territorin e tij, pas atentateve të Bombeit, por
rikonfirmoi nevojën që Islamabadi të bashkëpunojë me Indinë dhe
SHBA-në.
"Mendoj se nuk përbën asnjë
dyshim se Pakistani ka marrë masa pozitive", tha para shtypit
zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino pas njoftimit në Pakistan
të arrestimit të dielën dhe të hënën të 16 personave të lidhur pak a
shumë me Lashkar-e-Taïba (LeT), njëri prej të cilëve shefi i tyre
ushtarak.
Lashkar-e-Taïba është grupi islamik që është i dyshuari nr.1 në atentatet e fundit që shkaktuan 172 të vdekur në Bombei, Indi.
ShtypiDites