Njoftimet nga Pakistani bëjnë të ditur se forca të armatosura
kanë kryer bastisje dhe arrestime në një kamp të përdorur nga grupi
militant i ndaluar Lashkar-e-Toiba, në zonën e Kashmirit që
kontrollohet nga Pakistani. Nuk ka patur asnjë koment zyrtar as nga
qeveria dhe as nga ushtria.Njoftimet të pakonfirmuara
tregojnë se një prej të dyshuarve si arkitekti i sulmeve të Bombeit,
Zaki-ur-Rehman Lakhvi është në mesin e të arrestuarve.
Sulmi ndodhi në periferi të Muzaferabadit në pjesën e Kashmirit që
administrohet nga Pakistani. Forcat e sigurisë sulmuan një kamp që
kontrollohej nga organizata islamike e bamirësisë, Jamaat ud Dawa.
Ka shumë nga ata që besojnë se kjo shoqatë është fronti civil i grupit
militant Lashkar-e-Taiba. Zona përreth vendit është bllokuar. Banorët
lokalë thanë se trupat hynë në këtë zonë, në mënyrë të fshehtë përmes
një helikopteri të ushtrisë. Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime dhe
siç thuhet u kryen disa arrestime.
Një prej të ndaluarve thuhet se është një komandant i lartë i grupit,
Lashkar-e-Taiba, të cilin indianët e akuzojnë dhe kanë ndihmuar në
planifikimin e sulmeve të Bombeit.
Ky njoftim citon zyrtarë të forcave të sigurisë dhe të qeverisë, të
cilëve nuk u është dhënë emri, por megjithatë njoftimet mbeten të
pakonfirmuara. Pakistani veproi pas një presioni të fortë nga India dhe
SHBA-ja
ShtypiDites