PAKISTAN - NJĖ KAMIKAZ HEDH VETEN NĖ ERĖ DHE PLAGOS TRE FĖMIJĖ NĖ FESTĖN E BAJRAMIT

PAKISTAN - NJĖ KAMIKAZ HEDH VETEN NĖ ERĖ DHE PLAGOS TRE FĖMIJĖ NĖ FESTĖN E BAJRAMIT

Një kamikaz hodhi sot veten në erë dhe plagosi tre fëmijë në një qytet veriperëndimor të Pakistanit, ndërkohë që njerëzit në vendin muslimam festonin ditën e e Bajramit Kurbanit, bënë të ditur ushtarakët.
Sulmi ndodhi në distriktin e Bunerit, në luginën e trazuar të Svatit, ku trupat pakistaneze kanë vrarë qindra militantë vitin e kaluar.     "Kamikazi doli nga makina dhe hodhi veten në erë duke plagosur tre fëmijë, por nuk ka pasur viktima të tjera", tha një zyrtar  i ushtrisë i cili kërkoi të mos idenetifikohej. 
Më shumë se 30 veta u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën në dy sulme me autobombë javën e kaluar në veriperëndim  të Pakistanit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek