ZVICRA ANĖTARJA E RE E ZONĖS SHENGEN

ZVICRA ANĖTARJA E RE E ZONĖS SHENGEN

Nga dita e sotme, Zvicra është anëtarja e re e zonës Shengen, çka do të thotë se pikat kufitare në kufijtë zviceranë me vendet e Bashkimit Evropian nuk ekzistojnë më.
Qytetarët zviceranë dhe të BE-së do të hyjnë dhe dalin lirisht pa patur nevojë të tregojnë pasaportat, ndërkohë që për personave që udhëtojnë me avion do t'u kontrollohen pasaportat deri më 29 mars 2009.
Referendumi për bashkimin e Zvicrës në zonën Shengen zhvillua në vitin 2005, ndërsa vendimi përfundimtar u miratua më 27 nëntor të këtij viti në takimin e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të Traktatit të Shengenit.
Zona Shengen është krijuar në bazë të një marrëveshjeje mes Belgjikës, Gjermanisë, Luksemburgut, Holandës dhe Francës në vitin 1985. 
Marrëveshja është nënshkruar në qytetin Shengen, Luksemburg.
Zgjerimi i fundit i zonës Shengen ishte nga fundi i vitit 2007 me pranimin e Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Maltës, Polonisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek