Qindra persona manifestuan dje në mbrëmje
në Berlin kundër vdekjes së një adoleshenti në Athinë që u bë shkaku i
valës së dhunës antipolicore në Greqi, njofton policia.
Ishin
1 500 persona, 150 prej të cilëve grekë, që marshuan në rrugët e lagjes
popullore Kreuzberg, në jug të kryeqytetit, njoftojnë organizatorët,
ndërsa sipas policisë ishin 500 manifestues. Sipas forcave të sigurisë,
protesta u zhvillua pa përleshje.
Disa
përleshje të vogla kanë ndodhur gjatë natës së enjte duke u gdhirë dita
e premte në Frankfurt, pas një manifestimi proteste për të njëjtin
shkak.
Greqia po përballet që prej
një jave me një valë përleshjesh mes të rinjve dhe policëve, pas
vdekjes së adoleshentit 15-vjeçar, Aleksis Grigoropulos, i vrarë nga
një polic. Dëme të shumta janë shkaktuar në disa qytete të mëdha të
vendit
ShtypiDites