
FRANCË- Agjencia franceze e lajmeve, AFP ka siguruar një raport të Komisionit Europian sipas të cilit, Bullgaria dhe Rumania marrin notë negative për anëtarësim në zonën Shengen.
Sipas këtij raporti i siguruar nga burime diplomatike dhe që pritet të bëhet publik javën tjetër, këto dy vende që janë anëtare të Bashkimit Europian nuk konsiderohen të gatshme për të qenë pjesë e zonës Shengen, ndërsa Holanda ka premtuar se do të vendosë veton nëse raporti nuk është pozitiv për të dyja vendet.
Me problematike situata shikohet në Bullgari, por procesi nuk mund të jetë i shkëputur dhe nëse njëri prej vendeve dështon të përmbushë kriteret e Komisionit Europian, atëherë bllokimi i anëtarësimit hyn automatikisht në zbatim për të dyja vendet.
Një prej kushteve kryesore që u janë vendosur Rumanisë dhe Bullgarisë për t’u anëtarësuar në zonën Shengen është lufta kundër korrupsionit.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/afp-bullgaria-dhe-rumania-note-negative-per-shengen-80128.html