Jeremiç: Paralajmërimet për njohjen e Kosovës, gënjeshtra

Jeremiç: Paralajmërimet për njohjen e Kosovës, gënjeshtra BEOGRAD - Ministri serb i punëve të jashtme, Vuk Jeremiç ka thënë se shumë vende afrikane kanë konfirmuar “të pavërtetat”, që, sipas tij, transmetojnë mediat kosovare për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Në Republikën e Afrikës Qendrore, për shembull, janë dhënë para të mëdha për të ndodhur kjo njohje. Mirëpo, me para nuk mund të blini gjithçka”, - deklaroi Jeremiç gjatë vizitës dyditore në Etiopi.

Kryediplomati serb deklaroi gjithashtu se ministrat e jashtëm të Nigerisë dhe të Afrikës së Jugut “kanë deklaruar se qeveritë e tyre nuk do ta njohin Kosovën”.

Sipas tij, edhe qëndrimi i Etiopisë, ku ndodhet selia e Bashkimit Afrikan, “mbetet i palëkundur”.


http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/jeremic-paralajmerimet-per-njohjen-e-kosoves-genjeshtra-80148.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek