
DURRES - Djali i deputetit tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, Ledio Ruēi u ndalua pėr disa orė nga policia e Durrėsit, pasi nė makinėn qė udhėtonte u gjet njė armė pa leje.
Burime nga policia bėnė tė ditur se Ruēi udhėtonte nga Gjirokastra drejt Tiranės me njė mjet tip ‘Tuareg’, nė shoqėrinė e dy personave tė tjerė, nė tė cilin u gjet njė pushkė sportive pa leje dhe njė pale dylbi.
Mėsohet se bashkė me Ledio Ruēin janė shoqėruar edhe shtetasit Lori Kellolli, 21 vjeē dhe Enel Malaj, 19 vjeē.
Pas marrjes nė pyetje, policia zbuloi se arma i pėrkiste Lori Kellollit dhe pėr kėtė arsye mbajti tė ndaluar vetėm kėtė tė fundit dhe la tė lirė dy personat e tjerė qė udhėtonin nė makinė me tė.
Pas verifikimeve tė kryera mėsohet se mjeti me targa TR 0141 Z, me tė cilin udhėtonin tė rinjtė, i pėrket deputetit Gramoz Ruēi.
Deklarata e policisė
Pėrmes njė deklarate shpėrndarė pėr mediat, policia e Durrėsit bėri tė ditur se “rreth orės 18:40, nė vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa” u bė ndalimi me qėllim verifikimi i automjetit tip Volsėagen Touareg me targa TR 0141 Z. Nė kohėn kur ky mjet po udhėtonte nga Gjirokastra nė drejtim tė Tiranės, drejtuesi i tij nuk iu ėshtė bindur shėrbimeve tė Policise pėr ndalim dhe verifikim tė dokumentacionit te mjetit.”
“Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruēi, 28 vjeē dhe sė bashku me tė, nė mjet udhėtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj. Gjatė kontrollit, nė automjetin e lartpėrmendur u gjet dhe sekuestrua nė cilėsinė e provės materiale njė armė sportive, pushke (pa numėr), qė dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli. Shtetasi L. Ruci dhe E. Malaj pas kryerjes se veprimeve tė nevojshme proceduriale u lanė nė gjendje te lirė.” – theksohet nė deklaratėn e policisė.
Aksidenti ku u pėrfshi Ruci
Ledian Ruēi pak kohė mė parė ishte protagonist i njė aksidenti tė rėndė tė ndodhur tek rruga e Elbasanit nė kryeqytet.
Makina e tij BMW X6 u pėrplas me njė automjet Mini Cooper ku ndodheshin tre persona, dy nga tė cilėt u plagosėn rėndė ndėrsa njė tjetėr humbi jetėn.
Gjykata e Tiranės la tė lirė Ledian Ruēin, me argumentimin se sipas ekspertizės makina e tij kishte kaluar nė kryqėzim me semafor jeshil, duke nxjerrė fajtor tė aksidentit drejtuesin e mjetit tjetėr, shtetasin Edi Lika.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/durres-policia-gjen-arme-ne-makinen-e-rucit-drejtohej-nga-i-biri-80159.html