Prodhuesit e gazit mblidhen nė Moskė

Prodhuesit e gazit mblidhen nė Moskė
Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se i ka ardhur fundi periudhës kur gazi natyror kishte çmim të lirë.

Duke folur gjatë një takimi në Moskë të vendeve që eskportojnë gaz, zoti Putin tha se kostoja në zhvillimin e fushave të tjera ishte duke u rritur.

Rusia është eksportuesi më i madh i gazit në botë dhe po kërkon bashkëpunimin e vendeve të tjera prodhuese si Irani, Venezuela dhe Libia.

Ka sugjerime se vendet prodhuese dëshirojnë të zhvillojnë një organizatë që do të vendoste çmimet.

Anëtaret e një grupi të gjerë të vendeve të prodhojnë gaz, që njihet si Forumi i Eksportimit të Gazit, dëshirojnë një strukturë më zyrtare, që përfshin anëtarësi, sekretariat dhe procedura të miratuara.

Në disa prej vendeve konsumatore ka patur shqetësime se ky mund të jetë momenti i nisjes për ekuivalentin e OPEC-ut, - një kartel i ri që do të rriste çmimin e gazit.

Pjesëmarrësit, të drejtuar nga Rusia, mohojnë kategorikisht se kanë plane të tilla.

Ndërkaq analistët thonë se do të ishte e vështirë të ngrihej një kartel gazi efiçient edhe sikur ky të ishte qëllimi.

Ndryshe nga nafta, biznesi i gazit ka të bëjë me kontrata afatgjata mes furnizuesve dhe përdoruesve.

Eksportet përgjithësisht kërkojnë ndërtimin e gazjellësve direkt nga ekportuesi tek importuesi.

Ky produkt nuk mundet që të shkojë lehtësisht në një tjetër treg.

Për gazin nuk ka një treg global sikurse për naftën. Kjo industri varet nga marrëdhëniet afatgjata, sesa nga tregtia e përditshme.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek