Ndërkohë kryetari i parlamentit dhe kryeministri i vendit thonë se qeveria civile është ende në fuqi.
Ata kanë lënë të kuptohet se organizatorët e grushtit të shtetit, që u përpoqën të merrnin pushtetin të hënën, vetëm pak orë pas vdekjes së President Lansana Conté, nuk përfaqësonin shmucën në ushtri.
Bashkimi Afrikan pritet të mbajë të mërkurën një takim urgjent për të diskutuar situatën.
Situatë e paqartë
Lista e këshillit administrativ drejtohet nga vetë udhëheqësi i grushtit të
shtetit.
Mes të emëruarve të tij njoftohet se janë dhe gjashtë civilë.
Por nga kryeqyteti Conakry ka njoftime se disa mbështetës të grupit duan që këshilli të drejtohet nga një oficer më i lartë, kol.lejt. Sekouba Konaté.
Situata bëhet dhe më e paqartë pas deklaratave të kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit.
Ata thonë se qeveria e tyre civile është ende në pushtet dhe se ata vetë, gëzojnë mbështetjen e kreut të ushtrisë.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |