Mesazhe mirėkuptimi ditėn e Krishtlindjeve

Mesazhe mirėkuptimi ditėn e Krishtlindjeve
Në meshën tradicionale të mesnatës ne Vatikan me rastin e Krishtlindjeve, Papa Benedikti ka bërë thirrje për përpjekje të tjera për t'i dhënë fund urrejtjes dhe dhunës në Lindjen e Mesme.

Mirëkuptim mes izraelitëve dhe palestinezëve

Duke folur para mijëra besimtarëve në Katedralen e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë apeloi për gjetjen e mirëkuptimit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Papa Benedikti tha se njerëzit duhet të luten për hapjen e zemrave, në mënyrë që të mund të hapen edhe kufijtë. Vitin e ardhshëm Papa ka plane të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe territoret palestineze.

Raportet e njerëzimit me pasurinë

Kreu i katolikëve romanë në Angli dhe Uells, kardinali Cormac Murphy-O'Connor, ka folur për një humbje të besimit të shkaktuar nga kriza globale financiare.

Kardinali Murphy-O'Connor tha se janë shënuar raste të sjelljes jashtëzakonisht të dëmshme nga persona në qendër të sistemit financiar dhe se do të ketë vështirësi për rikthimin e besimit.

Ai tha se vështirësitë aktuale në botën e financave ofronin një mundësi të rrallë për të rishikuar raportet e njerëzimit me pasurinë. Sipas kreut të katolikëve romanë në Angli dhe Uells, në ditët e sotme, paraja dhe prona çmohen më shumë se vetë qeniet njerëzore.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek