Të paktën gjashtë policë dhe shtatë
anëtarë të Al-Kaedas u vranë sot gjatë një tentative arratisje nga një
postë policore në qendër të Ramadit, 100 kilometra në perëndim të
Bagdadit, bëri të ditur gjenerali Tarek al-Doulaimi, shef i policisë në
provincën Al-Anbar.
Gjatë shkëmbimeve
të zjarrit nga një tentative arratisjeje gjashtë policë humbën jetën
dhe katër të tjerë u plagosën, gjithashtu edhe shtatë të burgosur të
Al-Kaedës u vranë dhe tre të tjerë arritën të arratiseshin'', deklaroi
Doulaimi.
ShtypiDites