Një tërmet me intensitet prej 4,5 ballësh
tronditi sot veriun e Kalifornisë në perëndim të SHBA-së, njoftoi
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës amerikane (USGS) me rishikim në rënie
të vlerësimit të mëparshëm të tërmetit prej 5 ballësh.
Epiqendra
e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:19 ishte rreth tre kilometra në
verilindje të qytetit të vogël East Quincy dhe 163 km në verilindje të
kryeqytetit të Shtetit, Sakramento, sipas institutit.
Nuk u shënua asnjë viktimë apo dëme materiale.
Për
të matur fuqinë e një tërmeti, USGS përdor "intensitetin e momentit"
(Mw), që lidhet direkt me parametrat e tërmetit. Sipas kësaj shkalle
të hapur, një tërmet që arrin intensitetin prej të paktën 6 ballësh
konsiderohet i fortë.
ShtypiDites