TREMBĖDHJETĖ TĖ VDEKUR NGA NJĖ SHPĖRTHIM NĖ KINĖN QĖNDRORE

TREMBĖDHJETĖ TĖ VDEKUR NGA NJĖ SHPĖRTHIM NĖ KINĖN QĖNDRORE

Një shpërthim ndodhi sot në orët e para të mëngjesit  në një fshat në provincën e Henanit në Kinën qëndrore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 vetave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, bëri të ditur agjencia e lajmeve Hsinhua.
Shpërthimi  në fshatin Donggancheng, ndodhi pak para orës 01:00, njoftoi agjencia e lartpërmendur, duke cituar zyrtarë të zyrës lokale të emergjencave.
Hetimet e para treguan se shpërthimi ishte shkaktuar nga lëndë shpërthyese për qëllime civile, shtoi agjencia Hsinhua.
Në vitin 2006, i njëjti fshat u godit nga një shpërthim vdekjeprurës në një uzinë ku prodhoheshin lëndë shpërthyese në mënyrë të paligjshme, të cilat përdoren shpesh në minierat e e vendit. Katër veta vdiqën në aksident.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek