LIBI - MBĖRRIN AMBASADORI I PARĖ AMERIKAN PAS 36 VJETĖSH

LIBI - MBĖRRIN AMBASADORI I PARĖ AMERIKAN PAS 36 VJETĖSH

Mbërriti sot në Tripoli ambasadori i parë amerikan në Libi pas 36 vjetësh, veprimi i fundit që tregon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. 
Gene Cretz, diplomat amerikan në karrierë, postet e mbajtura prej të cilit përfshijnë kryesimet e ambasadave në Tel Aviv, Damask, Kajro, Islamabad, Nju Delhi dhe Pekin, deklaroi se do të përpiqej për zgjerimin e marrëdhënieve mes Tripolit dhe Uashingtonit.
"Jam i lumtur që do të jem në Libi", u shpreh ai para gazetarëve kur mbërriti në aeroportin e Tripolit, ku mes përparësive që do të merrte në konsideratë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përmendi fushat e biznesit dhe turizmit.
Marrëdhëniet SHBA-Libi janë përmirësuar ndjeshëm pas vendimit të Libisë gjatë muajit dhjetor të vitit 2003, ku u shpreh se do të ndalonte veprimtarinë për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe pas zgjidhjes së konfliktit në lidhje me sulmet në SHBA, për të cilat Uashingtoni fajësonte Libinë. 
Zyrtarët amerikanë u shprehën se pengesa e fundit e madhe u kapërcye, kur Libia pagoi gjatë muajit tetor rreth 1,5 miliardë dollarë, për zgjidhjen e ankesave nga e shtetasve amerikane të vrarë gjatë bombardimit të fluturimit 103 të Pan Am, në vitin 1988 103 në Lockerbie, Skoci, sulmit në një dicko të viti 1986 në Berlinin Perëndimor dhe disa incidenteve të tjera të kësaj natyre. 
Pas ardhjes në pushtet të lidreit libian Muammar Gaddafi përmes grushtit të shtetit të vitit 1969, marrëdhëniet Uashington-Tripoli u tendosën tej mase, për shkak se ai mbështeste atë çka SHBA-ja e quante terrorizëm ndërkombëtar


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek