Një zëdhënës i qeverisë izraelite, Avi
Pazner, tha sot se "97 për qind e palestinezëve të vrarë ose të
plagosur" nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës i përkasin lëvizjes
islamike Hamas, në një intervistë për radion franceze RTL.
"97
për qind e palestinezëve të vrarë ose të plagosur i përkasin grupit
terrorist Hamas. Nga 230 të vrarët në Gaza, 218 janë terroristë që i
kapëm në befasi në ceremoni, ndërsa po përpiqeshin me shumë arrogancë
të sfidonin Izraelin duke vazhduar të hidhnin raketa dhe predha në
jug të vendit", deklaroi ai.
"Fatkeqësisht
pati gjithashtu disa viktima civilë, sepse është e pamundur në kushtet
e densitetit që mbretëron në Gaza të arrish një rezultat 100 për qind
dhe ne shprehim keqardhjen për çdo humbje civile", shtoi ai.
Shërbimet
palestineze të urgjencës flasin për 282 të vdekur dhe më shumë se 600
të plagosur në sulmet izraelite të ndërmarra të shtunën në Rripin e
Gazës.
ShtypiDites