Bukureshti ka vendosur një rekord të ri
botëror sot pas përgatitjes së një ëmbëlsire gjigande që peshon 281
kilogramë, të zbukuruar me krem dhe fruta, të realizuar në kuadër të
festave të dimrit.
Qindra banorë të
Bukureshtit, ndër të cilët shumë fëmijë, shkuan në qendër të qytetit
për të parë këtë rekord të ëmbël, të mbuluar me krem, mbi të cilin
ishte vizatur flamuri rumun, ai i Bashkimit Evropian dhe pranë të
cilëve ishte shkruar "Gëzuar Vitin e Ri 2009!".
Pas
peshimit që iu bë nga një përfaqësues i Librit Gines të rekordeve, që i
dorëzoi një diplomë kryetarit të bashkisë Sorin Oprescu për të
çertifikuar rekordin, pjesëmarrësit patën rastin të provonin ëmbëlsirën
të shoqëruar nga muzika tradicionale e festave të dimrit.
Kjo
ngjarje ndodh kur Bukureshti ka shënuar edhe dy rekorde të tjera kohët
e fundit, njërin vitin e shkuar me 3.939 Babagjyshë të Vitit të Ri, që
marshuan duke shpërndarë dhurata për fëmijët, dhe një tjetër të shtunën
me një salsiçe të tymosur 392 metra të gjatë
ShtypiDites