Izraeli ka paralajmëruar se mund të dërgojë trupa në Gazë, nëse sulmet e deritanishme nga ajri nuk arrijnë të ndalin goditjet me raketa të militantëve palestinezë në territorin e Izraelit.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, kryeministri Ehud Olmert, thuhet t'i ketë paralajmëruar kolegët e tij për luftime të gjata, të dhimbshme dhe të vështira.
Në Gazë, aeroplanët izraelitë kanë goditur sot kompleksin kryesor të sigurisë, qendrën e kanalit televiziv të kontrolluar nga Hamas-i dhe një xhami.
Personeli mjeksor palestinez thotë se mbi 280 persona janë vrarë që nga dita e shtunë. Militantët palestinezë njoftohet të kenë goditur me raketa më në thellësi të territorit të Izraelit
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |