Sekretarja amerikane e Shtetit,
Condoleezza Rice, bisedoi në telefon me sekretarin e përgjithshëm të
Kombeve të Bashkura dhe me drejtues të tjerë të botës në përpjekje për
rivendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, njoftoi sot
Departamenti i Shtetit.
Shtetet e
Bashkuara "po përpiqen për një armëpushim që do të respektohet
plotësisht, do të jetë i gjatë dhe i qëndrueshëm", deklaroi zëdhënësi
i Departamentit të Shtetit, Gordon Duguid, ndërkohë që Izraeli sulmonte
sot objektiva të lëvizjes islamike Hamas për të tretën ditë radhazi në
Rripin e Gazës, ku sulmet e tij kanë shkaktuar më tepër se 345 të
vdekur, 57 prej të cilëve civilë.
Për
rivendosjen e armëpushimit, shefja e diplomacisë amerikane bisedoi me
Ban Ki-moon, me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, me kryeministrin
libanez Fuad Siniora, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian
për Politikën e Jashtme, Havier Solana, si dhe me homologët francez,
britanik, kanadez, egjiptian, saudit, turk dhe izraelit.
Operacioni
izraelit ndodh pas një përshkallëzimi të dhunës që prej përfundimit të
armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më 19 dhjetor
ShtypiDites