LIBAN - MINISTRI I INFORMACIONIT: HEZBOLLAHU NUK ĖSHTĖ I PĖRFSHIRĖ NĖ SULMIN NDAJ IZRAELIT

LIBAN - MINISTRI I INFORMACIONIT: HEZBOLLAHU NUK ĖSHTĖ I PĖRFSHIRĖ NĖ SULMIN NDAJ IZRAELIT

Ministri libanez i Informacionit, Tareq Mitri deklaroi sot se nuk besonte se Hezbollahu ishte i përfshirë në një sulm me raketa në pjesën veriore të Izraelit, njoftoi një ndihmës i tij.
"Hezbollahu siguroi qeverinë libaneze se vazhdon të jetë i angazhuar në ruajtjen e stabilitetit në Liban dhe respektimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", deklaroi ministri Mitri, i cituar nga kreu i zyrës së tij, Toufic Yannieh.
Mitri deklaroi se kjo nënkupton se Hezbollahu nuk është i përfshirë në sulmin me raketa, shtoi Yannieh.
Rezoluta 1701 i dha fund një lufte 34-ditore midis Izraelit dhe gueriljeve të Hezbollahut në vitin 2006


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek