Përfaqësuesi i katërshes për Lindjen e
Mesme, Tony Blair i kërkoi sot SHBA-së të mbështesë planin e paraqitur
nga Egjipti për një armëpushim në Rripin e Gazës, ku si pasojë kanë
humbur jetën 700 persona.
''Shpresoj se do të arrihet një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve'', deklaroi ish-kryeministri britanik, Tony Blair.
''Tashmë
është e rëndësishme për SHBA-në, për Këshillin e Sigurimit të OKB-së
dhe gjithashtu për të gjithë botën të bëhet çdo gjë për arritjen e
kësaj marrëveshjeje'', nënvizoi Blair.
''Është
e mundur të arrihet një marrëveshje që bazohet në tre elemente si
armëpushimi nga Izraeli dhe Hamasi, mbyllja e tuneleve mes Gazës dhe
Egjiptit dhe hapja e pikave kufitare për furnizimin me ndihma të
popullsisë së Gazës'', theksoi ai.
SHBA-ja deklaroi dje se do të mbështesë iniciativën e Egjiptit dhe Francës për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Ky
plan parashikon një armëpushim të menjëhershëm për një periudhë të
caktuar me qëllim që të lejohet hapja e korridorit humanitar dhe
vazhdimi i përpjekjeve egjiptiane për një armëpushim të përhershëm dhe
rregullimin e kufijve në Rripin e Gazës para rihapjes së tyre.
Izraeli
njoftoi për dërgimin e përfaqësuesve në Kajro për të zhvilluar bisedime
për mundësinë e një armëpushimi të ndërmarrë nga presidenti egjiptian,
Hosni Moubarak në bashkëpunim me homologun francez, Nicolas Sarkozy
ShtypiDites