GATES: PĖRQĖNDRIMI I TRUPAVE NĖ AFGANISTAN MUND T'I KUSHTOJĖ SHBA-sė AFRO 5.5 MILIARDĖ DOLLARĖ TĖ TJERĖ

GATES: PĖRQĖNDRIMI I TRUPAVE NĖ AFGANISTAN MUND T'I KUSHTOJĖ SHBA-sė AFRO 5.5 MILIARDĖ DOLLARĖ TĖ TJERĖ

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates i  ka thënë Kongresit se përqendrimi i planifikuar i trupave amerikane në Afganistan mund t'i shtojë afro 5.5 miliardë dollarë kostos aktuale të konflikteve, ku është përfshirë SHBA-ja, për vitin fiskal 2009, deklaruan sot burime zyrtare.
Kostoja e parashikuar përfshihej në një letër që mbante datën 31 dhjetor 2008, të cilën Gates ia dërgoi kryetarit të Nënkomisionit për Fondet e Mbrojtjes në Dhomën e Përfaqësuesve, John Murtha, për të qartësuar pritshmërinë e tij për kostot e konflikteve në Irak dhe në Afganistan gjatë vitit fiskal 2009, që përfundon më 30 shtator.
Gates, i cili do të vazhdojë të jetë në postin e sekretarit të mbrojtjes edhe gjatë presidencës së Barack Obamës, shprehej në letër se besonte që luftërat do të kushtojnë 69.7 miliardë dollarë më tepër gjatë vitit fiskal 2009, përveç 65.9 miliardë dollarë që Kongresi i ka miratuar tashmë.
Por kjo nuk përfshinte shumën prej 17.6 miliardë dollarësh të kostos së elementeve dhe mjeteve që nuk ishin marrë në konsideratë, përfshirë 5.5 miliardë dollarë për grumbullimin e planifikuar të trupave në Afganistan


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek