Bomba mbi Gazė, ndėrsa OKB-ja miraton rezolutėn

Bomba mbi Gazė, ndėrsa OKB-ja miraton rezolutėn
Këshilli i sigurimit të OKB-së ka aprovuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim tëe menjërshëm në Gaza, të pasuar nga një tërheqje e plotë e Izraelit.

14 nga 15 vendet anetare të Këshillit votuan pro rezolutës hartuar nga Britania.

Kjo rezolutë u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon:

"Rezoluta bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në dhe nga Gaza.

Kjo do t'i krijojë mundësinë SHBA që të rifillojnë urgjentisht shpërndarjen e ndihmës humanitare me ushqime dhe medikamente.

Të gjitha palët në Izrael dhe Gaza do të duhet të respektojnë këto përpjekje humanitare. Ne po ashtu do të na duhet ti rikthehemi proçesit të rindërtimit të asaj çka është shkatërruar gjatë luftimeve.

SHBA janë gati që të ndihmojnë dhe përkrahin këtë proçes.

Një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshem është hapi i parë , megjithatë ne të gjithë e dimë se nevojitet më shumë dhe se kërkohet një drejtim politik për të bërë të mundur paqen dhe sigurinë për një kohë të gjatë."

SHBA abstenuan, por Sekretarja Amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, tha se rezoluta ishte një hap përpara drejt zgjidhjes në mënyrë paqësore të kësaj krize.

E ndërsa Këshilli i sigurimit votoi për rezolutën, njoftimet nga Gaza bëjnë të ditur se të paktën 6 vetë u vranë gjatë natës nga një sulm me raketa nga ana e Izraelit, ndaj një shtëpie në veri të vendit.

Dëshmitaret thonë se të vdekurit ishin shumica anëtarë të një familjeje.

Njoftimet e personelit mjeksor në Gaza bëjnë të ditur se më shumë se shtatëqind e gjashtëdhjetë vetë janë vrarë në Gaza që nga koha kur Izraeli filloi ofensivën dy javë më parë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek