Rreth 60 media ndërkombëtare me
iniciativën e organizatës "Gazetarët pa kufij" bënë një thirrje për t'u
kërkuar autoriteteve izraelite rihapjen e Rripit të Gazës për shtypin,
njoftoi sot organizata për mbrojtjen e lirisë së shtypit.
"Përballë
shtrirjes së operacioneve ushtarake, si dhe pasojave që po shkaktojnë
në të gjithë botën, mbyllja e Rripit të Gazës për shtypin nga
autoritetet izraelite na duket e papranueshme dhe e rrezikshme", bëhet
e ditur në thirrje.
"Ekziston vetëm
një zgjidhje: hyrja në Rripin e Gazës, sa më shpejt që të jetë e mundur
dhe duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, profesionistë të
informacionit të dërguar në vend", vazhdojnë ata.
Thirrja
është nënshkruar veçanërisht nga Der Spiegel (Gjermani), Stern
(Gjermani), El Mundo (Spanjë), El Pais (Spanjë), ABC News (SHBA), CBS
News (SHBA), Le Figaro (Francë), Le Nouvel Observateur (France), RTL
(Francë), Al Xhazira (Katar), Sky News (Mbretëri e Bashkuar), The
Guardian (Mbretëri e Bashkuar, Le Temps (Zvicër)...
Gjykata
e Lartë izraelite ka dhënë së fundi një vendim që e ndalon qeverinë të
autorizojë hyrjen e korrespondentëve të huaj në Rripin e Gazës. Vetëm,
tetë prej tyre janë zgjedhur për këtë qëllim që nga fillimi i luftës më
27 dhjetor
ShtypiDites