Afro 2 500 persona, sipas policisë, pjesa
më e madhe me origjinë arabe, manifestuan sot në Kopenhagë për të
denoncuar dhunën izraelite në Gaza.
Duke
mbajtur flamuj palestinezë dhe banderola, në të cilat shkruhej "Rroftë
Palestina", "Stop masakrës ndaj fëmijëve në Gaza", manifestuesit hodhën
parrulla kundër Izraelit duke e quajtur "vrasës".
Shumë
pak danezë vendas dalloheshin mes turmës të nisur nga bashkia për të
ndaluar përpara kështjellës Christiansborg, selia e parlamentit.
"Mjaft
më me masakra të pafajshmësh që i shohim përditë në kanalet televizive
arabe, të tilla si Al-Jazira dhe që televizionet daneze nuk i japin.
Duhet që kjo të marrë fund", i deklaroi AFP-së Hamid El Mousti, një
danez me origjinë marokene.
Manifestimi
u shkurtua nga organizatorët, me qëllim shmangien e ndonjë degradimi të
situatës, pasi të rinjtë filluan të qëllonin me fishekzjarrë kundër
policëve të pranishëm në sheshin Christiansborg.
Policia
mbylli ndër të tjera rrugët që të çonin në sinagogën e Kopenhagenit, me
qëllim që të pengonte një grup prej rreth njëzet manifestuesish
propalestinezë t'i afroheshin ndërkohë që që po zhvillohej një
shërbesë fetare.
ShtypiDites