Komandanti i lartë operacional i NATO-s
tha sot se ishte optimist se marrëdhëniet ushtarake me Moskën do të
fillojnë së shpejti të ngrohen pas bllokimit prej muajsh, për shkak të
konfliktit të Rusisë me Gjeogjinë.
Komandanti
i lartë për Europën, John Craddock tha se dëshiron të rifillojë
manovrat, shkëmbimet dhe bashkëpunime të tjera që u ndërprenë gjatë
konfliktit ndërkombëtar mes Rusisë dhe Perëndimit pas pushtimit të
Gjeorgjisë nga Rusia në muajin gusht.
"Është
e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëpunimin", tha Craddock, një
gjeneral amerikan, i cili komandon gjithashtu forcat amerikane në
Europë.
"Ne mund të shohim një
ngrirje në këto marrëdhënie", u tha Craddock gazetarëve në Uashington.
"Dhe më pas mund të rifillojmë të gjitha marrëdhëniet që kemi pasur më
parë", tha ai .
Craddock tha se
kishte propozuar manovra të nivelit të ulët mes flotës amerikane dhe
ruse në Detin e Mesdheut. Por deri tani nuk kishte ndonjë përgjigje nga
pala ruse.
ShtypiDites