Lideri i një grupi irakian të al-Kaedës,
përmes një mesazhi të regjistruar dhe të publikuar në internet, u bëri
thirrje palestinezve të zhvillonin sulme mbi të gjithat objektivat
hebreje dhe amerikane nëpër botë, në shenjë hakmarrje për sulmet
izraelite në Rripin e Gazës.
"Palestinezët nëpër botë duhet
të mbështessin luftën në Rripin e Gazas, të përdorin njohuritë dhe
aftësitë e tyre ushtarake për të cilat janë të njohur dhe të sulmojnë
objektivat hebreje dhe ato amerikane dhe interesat e tyre kudo nëpër
botë", shprehej Abu Omar al-Baghdadi, drejtuesi i grupi islamik në
Irak, në mesazhin e regjistruar dhe të publikuar në të gjitha faqet
islamike në internet.
"Ne që jemi këtu në Irak nuk do t'i
braktisim palestinezët në Gaza dhe do të nisim operacionet tona kundër
amerikanëve", thuhej në mesazh.
Baghdadi përsëriti një thirrje
të numrit dy të al-Kaedës, Ayman al-Zawahri, i cili u bëri thirrje
myslimanëve të godisnin objektivat izraelite dhe amerikane në të gjithë
botën.
Al-Kaeda është izoluar gjithmonë e më tepër në Irak, por
gjenerali David Petraeus, komandant në Irak, ka deklaruar se ende
mbetej një forcë e rrezikshme.
ShtypiDites