HEZBOLLAHU PARALAJMĖRON IZRAELIN PĖR SHKAKTIMIN E NJĖ KONFLIKTI MES TYRE

HEZBOLLAHU PARALAJMĖRON IZRAELIN PĖR SHKAKTIMIN E NJĖ KONFLIKTI MES TYRE

Hezbollahu paralajmëroi sot Izralin të mos e shfrytëzojë një incident, ku u lëshuan raketa nga Libani i Jugut kundër shtetit hebre, si një pretekst për shkaktimin e një konfliti me grupin guerril shiit.
Hezbollahu, një forcë potente politike dhe ushtarake, tha se ishte i gatshëm të reagonte me forcë në rast të një sulmi izraelit.
Të paktën tre raketa tip "Katjusha"" u lëshuan  të enjten kundër Izraelit të veriut nga Libani i Jugut në një sulm që shihet se ka lidhje me ofensivën Izraelite në Rripin e Gazës të admnistruar nga Hamasi.
Hezbullahu, i cila mban një bastion në jug të Libanit, ka mohuar përfshirjen në sulm, ku u plagosën dy veta. Qeveria libaneze e dënoi sulmin si një shkelje të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndaloi luftën mes Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek