GAZA - SIRIA AKUZON IZRAELIN PĖR 'KRIME LUFTE'

GAZA - SIRIA AKUZON IZRAELIN PĖR 'KRIME LUFTE'

Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Walid Mouallem akuzoi sot Izraelin se ka kryer "krime lufte" gjatë ofensivës ushtarake kundër lëvizjes islamike Hamas në Rripin e Gazës. 
"Izraeli ka kryer krime lufte (...) duke vrarë gra dhe fëmijë, punonjës të ndihmës së shpejtë, gazetarë dhe duke përdorur bomba me fosfor të bardhë", municione të polemizura, deklaroi  Mouallem në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun e tij brazilian, Celso Amorim.
Ministri sirian kritikoi gjithashtu Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që miratoi të enjten një rezolutë mbi konfliktin, ku bëhej thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. 
"Këshilli i Sigurimit  duhej të kishte miratuar një rezolutë detyruese për një armëpushim në bazë të kapitullit VII, që do të fliste gjithashtu edhe për krimet e luftës së kryera nga Izraeli", deklaroi Mouallem.
Kapitulli VII i Kartës së OKB-së i jep Këshillit të Sigurimit një seri të gjerë  mjetesh, përfshi edhe ushtarake, në rast kërcënimi të paqes. 
Sipas një bilanci të fundit të shërbimeve palestineze të urgjencës, afro 900 palestinezë  janë vrarë, ndër të cilët 275 fëmijë dhe më shumë se 3 620  të plagosur që prej fillimit të ofensivës izraelite kundër Rripit të Gazës më 27 dhjetor.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek