GREQI - SULMOHET KONSULLATA TURKE NĖ SELANIK

GREQI - SULMOHET KONSULLATA TURKE NĖ SELANIK

Një bombë molotov u hodh sot nga një grup të rinjsh në ndërtesën e konsullatës turke në Selanik duke shkaktuar dëme të vogla materiale, bëri të ditur policia lokale.
''Lënda plasëse u hodh nga një grup të rinjsh në konsullatën turke në Selanik, por nuk pati viktima'', deklaroi policia.
 ''Gjatë manifestimit, ku merrnin pjesë rreth 500 persona që kërkonin drejtësi për një sindikalist bullgar i plagosur nga hedhja e acidit nga disa të panjohur, u sulmua me gurë edhe një rajon policie'', theksuan të njëjtat burime.
Manifestuesit kërkuan lirimin e 40 të rinjve të burgosur në muajin dhjetor gjatë përleshjeve që prekën qytetet kryesore të Greqisë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek