KOSOVĖ - 450 MIJĖ NXĖNĖS PARAKALOJNĖ ME FLAMUJ NĖ DITĖN E PAVARĖSISĖ

KOSOVĖ - 450 MIJĖ NXĖNĖS PARAKALOJNĖ ME FLAMUJ NĖ DITĖN E PAVARĖSISĖ

Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me 17 shkurt, 450 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të veshur me "Pelerinë" e cila mban flamurin e Republikës së Kosovës dhe mbishkrimin "Urime Pavarësia 1 vjetori i Pavarësisë", do të parakalojnë në qendër të kryeqytetit, Prishtinë, dhe në qytete të tjera dhe fshatra të vendit.
Kjo veshje simbolike për nxënësit është dhuratë e qeverisë së vendit tonë, ndërsa parakalimi i shkollarëve, rinisë me flamuj shteti simbolizon të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Ditën e hënë, me 16 shkurt, në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë do t'i kushtohet historikut të pavarësisë dhe perspektivës së vendit tonë në botën e qytetëruar.
Skenari i kremtimit me parakalim u promovua sot në ambientet e shkollës fillore "Hasan Prishtina" në Prishtinë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek