OBAMA PREMTON MBĖSHTETJEN PĖR NJĖ KOSOVĖ TĖ PAVARUR DHE MULTIETNIKE

OBAMA PREMTON MBĖSHTETJEN PĖR NJĖ KOSOVĖ TĖ PAVARUR DHE MULTIETNIKE

 Në një mesazh urimi me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti amerikan, Barack Obama premtoi mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike.
"Dua të nënvizoj se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën multietnike, të pavarur dhe demokratike dhe përpjekjet e saj për të pasur vendin që meriton'', shkruan Obama në mesazhin e urimit dërguar presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.
"Në emër të popullit amerikan, ju uroj ju dhe qytetarët e Kosovës për përvjetorin e parë të shpalljes historike të pavarësisë së Kosovës'', shton presidenti amerikan në mesazhin e urimit.
Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit legjitim të popullit të Kosovës e shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
 Pavarësia e Kosovës është njohur nga 54 vende të botës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek