Aktivitete
të shumta kulturore dhe sportive janë zhvilluar sot në Mitrovicë me
rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në
festë kanë qenë të pranishme grupe të ndryshme kulturore dhe artistike
nga Shqipëria, ku veçohej grupi i Vlorës dhe ai çam.
Në
koncertin që u zhvillua në pallatin e sportit “Minatori”,
përveç grupeve artistike nga të gjitha trevat shqiptare, morën pjesë
edhe grupe të artistëve të komunitetit boshnjak dhe turk që jetojnë në
Mitrovicë.
''Momente
si këto janë të rralla në jetën e njeriut. Është shumë më tepër se
ndjenjë gëzimi dhe kënaqësie që jemi këtu bashkë dhe festojmë
përvjetorin e një ngjarjeje për të cilën sakrifikuan me breza të
tërë'', tha kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi.
Në
festimet në këtë qytet verior të Kosovës ishin të pranishëm edhe
personalitete të njohura si stërnipi i Ismail Qemalit, i ardhur nga
Italia, Nedin Vlora, Ferhat Dinosha, një nga liderët shqiptarë në Malin
e Zi, kryetari i komunës së Strugës nga Republika e Maqedonisë, Ramiz Merko si dhe ministrat kosovarë Zenun Pajaziti e Sadri Ferati
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |