Kryeministri Hashim Thaçi i konsideroi përgjithmonë të dështuara pretendimet e të ashtuquajturit “Kuvend i Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës e Metohisë” në mbledhjen e djeshme në Zveçan, qytezë në veri të Mitrovicës, me pjesëmarrjen edhe të disa deputetëve të parlamentit serb, ku dolën me një deklaratë kundër pavarësisë së Kosovës.
“Dëshiroj të theksoi se ne u ballafaquam me një sfidë që fillimisht kishte elemente të ngjashmërisë me Gazimestanin e vitit 1989, por mbeturinat e Millosheviçit dështuan edhe dje”, deklaroi sot Thaçi në mbledhjen e qeverisë.
“Për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara, të sigurt dhe nuk ka proces që mund ta kthejë prapa. Mbeturinat e Gazimestanit kanë dëshuar para 20 vitesh, kanë dështuar para 10 ditësh, dështuan dje dhe janë të dështuara përgjithmonë në Kosovë”, theksoi kryeministri.
“Kosova
është vend demokratik, shoqëri shumetnike me perspektivë evropiane,
atdhe i të gjithë qyterëve të saj, por nuk ka vend për ekstremizëm e
për dhunë. Ne do të kemi sukses vetëm me paqe dhe progres, bashkëjetesë
dhe multietnicitet”, tha Thaçi.
Më 28 qershor 1989,
në Fushë-Kosovë, në Gazimestan, ku 600 vjet më parë është zhvilluar një
betejë mbi të cilën ishte ngritur miti serb i Kosovë, Millosheviçi u
binte daulleve të luftërave, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë
e Ballkanit.
''Ne ishim të guximshëm e dinjitozë.
Tani, gjashtë shekuj më vonë, ne sërish jemi në betejë'', deklaroi
Sllobodan Millosheviçi në fjalimin e Fushë-Kosovës, në Gazimestan,
përpara serbëve të manipuluar të Kosovës si edhe përpara serbë të tjerë
të sjellë nga gjithë Serbia e hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë.
Historianë, politikanë e analistë ardhjen e paftuar të Millosheviçit dhe fjalimin e tij në
Fushë-Kosovë
e konsiderojnë si fillim të luftërave, që në vitet '90 përfshinë për
një kohë të shkurtër edhe Slloveninë, e pastaj në përmasat më tragjike
Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë.
Përmasat
e tmerrshme të këtyre luftërave ishin qindra mijëra të vrarë, mijëra
qytete e fshatra të djegura, miliona njerëz të ndjekur nga shtëpitë dhe
trojet e tyre.
Në
luftën kundër Kosovës, në fushatën e spastrimit të egër etnik e
gjenocidit, forcat e Millosheviçit kanë vrarë më shumë se 12 000
shqiptarë, dëbuan nga Kosova më se 1 000 000 shqiptarë, prej tyre
rreth 500 000 në Shqipëri, dhe dogjën më shumë se 400 qytete dhe
fshatra.
Dhjetë vjet pas luftës, Kosova ka ende rreth 2 000 të zhdukur
| Tiranë | 6 | °C | |
| Prishtinë | -2 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -2 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |