Vizita që Presidenti slloven, Danilo
Turk, po zhvillon në Shqipëri, përvçse një rast i mirë për të diskutuar
rreth thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, do të jetë një
rast i mirë dhe për çështjet ekonomike.
Një
grup prej 30 biznesmenësh nga Sllovenia, një vend anëtar i Bashkimit
Evropian dhe NATO-s, shoqërojnë Presidentin Turk në këtë vizitë. Së
bashku me përfaqësues të biznesit shqiptar ata do të mblidhen sot
pasdreke në një forum në Hotel "Adriatik" në Durrës, ku dhe do të
diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit midis tyre.
Biznesi
slloven është i pranishëm në Shqipëri, ku veçohet kompania SCT, e cila
po kryen punimet në autostradën Durrës- Kukës, në lotin Milot- Skurraj,
9 km i gjatë.
Vite më parë marrëdhëniet e Shqipërisë me Slloveninë ishin thjesht formale. Ambasadori
i Shqipërisë në Austri shërbente si pikë kontakti për lidhjet e shtetit
slloven me atë shqiptar. Por për rreth 12 mijë shqiptarë që jetojnë në
Slloveni, hyrja e shtetit mikpritës në BE dhe një numër jo i vogël
investimesh sllovene në tregun shqiptar, bënë që mes dy vendeve të
vendoseshin marrëdhënie në nivel ambasadorësh, një hap më shumë në
marrëdhëniet mes tyre, por dhe një shenjë se shtetet e rajonit kanë ura
të forta komunikimi.
Përsa i përket
marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Slloveninë, niveli është
shumë i mirë dhe këtë e tregon vizita e presidentit slloven në Tiranë.
Edhe në fushën e diplomacisë bashkëpunimi konsiderohet shumë i mirë.
Rihapja e ambasadës shqiptare në Lubjanë është shprehje e vullnetit të
qeverisë shqiptare për të bashkërenduar bashkëpunimin diplomatik,
ekonomik, politik me shtetin sllloven pasi Shqipëria e shikon
Slloveninë si një partner ekonomik, por gjithashtu edhe politik në
rajonin e Ballkanit, por dhe si urë lidhëse në kuadrin e integrimeve
Euroatalntike.
Ratifikimi i
protokollit të anëtarësimit në NATO me unanimitet nga Asambleja
kombëtare e Sllovenisë është shprehje e vullnetit të saj për të
ndihmuar Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në NATO.
“Vitin e kaluar u nënshkrua edhe marrëveshja që do të kontribuojë në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe
mendojmë që të promovohet më shumë prodhimi shqiptar në Slloveni, në
mënyrë që të rriten eksportet e Shqipërisë në drejtim të Sllovenisë”,
shprehet Ambasadori shqiptar në Slloveni, Sandër Kovaçi.
Lidhur
me liberalizimin e vizave Sllovenia ka përdorur presidencën e saj të
BE-së gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2008, për të thelluar më tej
proçesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kuadër të
Shqipërisë në BE. Gjatë presidencës sllovene u thellua më tej marrëveshja për liberalizimin e vizave, ku disa grupeve u është lehtësuar shumë marrja e vizës në Shqipëri, dhe këtu përfshihen gazetarët, biznesi, etj.
12 mijë shqiptarë në Slloveni
Të
paktën 12 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, llogaritet të jetojnë
në Republikën e Sllovenisë, një vend bregdetar pranë alpeve në
Europën Jugore, që i ka kaluar të gjithë hapat e integrimit.
Në
kryeqytetin e Sllovenisë, Lubljanë, ka disa organizata shqiptare si
"Migjeni", "Iliria", por siç thekson Ambasadori Kovaçi, nevojitet
rivitalizim i aktivitetit të tyre dhe një ridimensionim i objektivave,
tani pas fitores së pavarësisë së Kosovës.
“Një
problem mbetet ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare,
veçanërisht në radhët e fëmijëve dhe të rinjve që kanë lindur në
Slloveni”, shprehet Ambasadori Kovaçi, ndërsa nënvizon se në
këtë kuadër ambasada ka synimet dhe programin e vet, organizimin e
panaireve për librin shqip si dhe sigurimin e mësuesve të kualifikuar
për të organanizuar këto kurse.
Në
fakt mësohet se ka disa kurse të gjuhës shqipe dhe një botim në shqip i
revistës "Alternativa" nga Shoqata "Migjeni", me financim të qeverisë
së Sllovenisë. Gjithsesi mbetet të bëhet më shumë në këtë drejtim.
Rreth Sllovenisë
Republika
e Sllovenisë ndodhet në pjesën juglindore të Evropës. Ajo ka një
sipërfaqe prej afro 20 256 km2 dhe në të jetojnë më shumë se 1,95
milion banorë. Në perëndim kufizohet me Italinë, detin Adriatik, në jug
-perëndim të saj ndodhet Kroacia, ndërsa Hungaria në lindje-perëndim
dhe Austria në veri.
Më
e zhvilluar në këtë shtet është industria e letrës dhe e metaleve të
ngjyrosura. Sllovenët erdhën në këto pjesë diku pas gjysmës së dytë të
shekullit VI apo VII.
Qendër e tyre
në fillim ishte hapësira që në gjermanisht quhet Bërthama (Kern), ku
dhe krijuan një lloj principate, e cila nga shekulli i XIII-të i
bashkohet parisë austriake të quajtur Habsbug. Më 1918 sllovenët
bashkohen me popujt e sapo krijuar, serbët e kroatët dhe shpallin
Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene. Nga 1929 shtetin e krijuar e
thërrasin Jugosllavia.
Më 1945, pas mbarimit të
Luftës së Dytë Botërore, Sllovenia së bashku me 5 republikat e tjera
ishte një ndër themelueset e Shtetit të Ri të quajtur Republika
Socialiste Federative e Jugosllavisë, anëtare e të cilit mbeti deri në
shkatërrimin e tij. Tani Sllovenia është anëtare e Bashkësisë Evropiane
dhe anëtare e NATO-s
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |