Në samitin jozyrtar të NATO-s që po
zhvillohet në Krakov, ministrat e Mbrojtjes së aleancës ushtarake u
kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të bëhen pjesë e Forcës
së Sigurisë së Kosovës.
Ministrat e NATO-s janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin mes KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë.
"Aleatët
janë të kënaqur me mënyrën me të cilën KFOR-i po zbaton detyrat e tij
të reja", deklaroi kreu i NATO-s, Jaap de Haop Scheffer gjatë një
takimi me gazetarët.
Scheffer shtoi se shpresonte se serbët e Kosovës do të bëheshin pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, ministrat e NATO-s janë të kënaqur që situata në Kosovë ka mbetur e qetë megjithë gjendjen e komplikuar politike
ShtypiDites