KOSOVĖ - NATO-s DO T'I NGRIHET MONUMENT NĖ PRIZREN

KOSOVĖ - NATO-s DO T'I NGRIHET MONUMENT NĖ PRIZREN

 NATO-s do t'i ngrihet një monument në qytetin e Prizrenit në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ndërhyrjen ushtarake para dhjetë vjetësh, në pranverën e vitit 1999, kundër gjenocidit dhe për të vendosur paqe dhe siguri për të gjithë në Kosovë. 
Vendimi u mor unanimisht në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ku edhe u ngrit një komision, i kryesuar nga kryetari i komunës, Ramadan Muja, i cili do përcaktojë vendin e ngritjes së monumentit që pritet të përurohet këtë vit në dhjetëvjetorin  e hyrjes së NATO-s, më 12 qershor. 
Kjo ditë është festë shtetërore, Dita e Paqes, sipas ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,  i cili është një nga rreth 50 ligjet e Paketës Ahtisaari. 
Seanca e kuvendit të komunës së Prizrenit vendosi edhe për logon e komunës në të cilën është shtëpia e Lidhjes Shqiptare dhe në rreth të saj viti kur u mbajt dhe emri i qytetit ku u mbajt: 1878- Prizren.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek