BERLUSKONI: G8-A DO TĖ PROPOZOJĖ ZGJIDHJE POLITIKIE PĖR KRIZĖN EKONOMIKE

BERLUSKONI: G8-A DO TĖ PROPOZOJĖ ZGJIDHJE POLITIKIE PĖR KRIZĖN EKONOMIKE

Tetë vendet më të zhvilluara të botës, G8, parashikojnë të propozojnë zgjidhje politike për krizën ekonomike, ndërsa G20-a, G8 e zgjeruar me vende me ekonomi në zhvillim, do të përpiqet për zgjidhje "teknike", deklaroi kryetari i qeverisë italiane, Silvio Berluskoni.
"Kemi rënë dakord për një ndarje të punimeve", shpjegoi Berluskoni në një intervistë për të përditshmen gjermane "Bild" që botohet të hënën.
Zgjidhjet teknike, të drejtpërdrejta, do të diskutohen në kuadrin e G20-s, e kryesuar nga Britania e Madhe. G8, e kryesuar nga Italia, do të propozojë mekanizma politikë dhe rregullues në mënyrë që shkaqet që e sollën krizën të mos përsëriten më", bëri të ditur Berluskoni.
Një samit i G20 është parashikuar për në fillim të prillit në Londër, ndërsa samiti i G8-s do të zhvillohet në korrik në ishullin italian Madalena, afër me Sardenjën.
Kryetari i qeverisë italiane këmbënguli në "transparencën e sistemit financiar" që duhet t'u garantojë më tepër siguri atyre që kursejnë.
"G8-a do të merret edhe me dialogun Veri-Jug, mes vendeve të pasura dhe vendeve të varfëra. Do të propozojmë 'Detax-in', një mekanizëm fiskal i krijuar për t'u dhënë vendeve në zhvillim një përqindje nga të ardhurat fiskale" të vendeve të G8-s, bëri të ditur ai.
Berluskoni, i cili merr pjesë sot në Berlin në një mbledhje të vendeve europiane të G20-s për të diskutuar lidhur me ribërjen e financës botërore, lavdëroi kancelaren gjermane Angela Merkel     "Gjermania është një vend që ka shans, në momente delikate gjithmonë ka patur kancelarë të nivelit të lartë, si Adenauer, Brandt, Helmut Kohl. Angela Merkel është gjithashtu një protagoniste e vërtetë, një grua e guximshme, me energji", deklaroi Berluskoni, duke lavdëruar "angazhimin e saj të madh për të siguruar financat gjermane"


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek