IRAKU AKUZON NJĖ DEPUTET SUNIT PĖR SULME ME BOMBĖ

IRAKU AKUZON NJĖ DEPUTET SUNIT PĖR SULME ME BOMBĖ

Qeveria e kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki po kërkon arrestimin e një politikani sunit i akuzuar për planifikimin e një sërë sulmesh, përfshi një sulm kamikaz brenda parlamentit irakian.
Zyrtarët i kanë kërkuar parlamentit t'i heqë imunitetin Mohammed al-Daini, një anëtar i Frontit Irakian për Dialog Kombëtar, pasi lëshuan një mandat për arrestimin e tij dhe arrestuan dy truproja të tij, deklaroi Qassim Moussawi, një zëdhënës i ushtrisë.
Moussawi transmetoi disa kaseta në një konferencë shtypi, ku dy truprojat, Riyadh Ibrahim al-Daini dhe Alaa al-Maliki, me sa duket tregonin me hollësi përfshirjen e tyre në pengmarrjet, sulmet me predha mortajë dhe sulmet me autobomba të urdhëruara nga Daini.
"Kur u vranë 11 nga truprojat e Dainit ... ai u kërkoi grupeve militante të merrnin peng afro  100 persona, ai dëshironte 10 persona për çdo truproje", theksoi një nga rojat, i cili është gjithashtu nipi i Dainit, në atë që Moussawi e quajti "rrëfim".
Nipi i Dainit theksoi se xhaxhai i tij ishte i përfshirë në sulmin me bombë të vitit 2007 që shkaktoi vdekjen e tetë personave në parlament në qendër të Zonë së Gjelbër të fortifikuar.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek