Në fshatin Açerenca, në jug të Italisë,
është gjetur një vizatim që mund të jetë autoportret i Leonardo da
Vinçit, njoftoi sot faqja elektronike e gazetës ''The Times''.
Në vizatim shfaqet një burrë me hundë shqiponje, sy të kaltër dhe mjekër të gjatë e të
bardhë, i cili mban në kokë një kapele me pendë.
Pëlhurën
rastësisht e ka gjetur historiani i artit të Mesjetës, Nikola
Barbateli, ndërkohë që studjonte arkivën e një familjeje të pasur
italiane.
Ekspertët së pari kanë konsideruar se
burri në fotografi është astronomi i madh italian Galileo Galilei,
megjithatë Barbateli i ka kundërshtuar pasi pëlhurën e ka krahasuar me
portretin e Leonardo da Vinçit.
"Qëndrimi, stili dhe teknika përkojnë shumë në portretin e Leonardos që ndodhet
në galerinë Ufici në Firencë", thotë Barbateli.
Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një portret origjinal nga koha e Rilindjes dhe jo një kopje.
Ekzistojnë
të gjitha mundësitë që të jetë një autoportret artistik për shkak se në
anën e pasme të vizatimit ndodhet fjalia në latinisht "Pinhit Mea"
(këtë e kam pikturuar unë - shën. përkth.), zakon ky për piktorin dhe
shpikësin e madh.
Nëse hipoteza del e vërtetë,
atëhere ky do të jetë autoportreti i dytë autentik i gjeniut italian, i
identifikuar nga ana e ekspertëve.
I pari ndodhet në bibliotekën mbretërore në Torino.
ShtypiDites